Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë

17/03/2614:58

Shperndaje:

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë

Një qytetar në Sarandë ka denoncuar vjedhjen e dy motorëve, të cilët sipas tij janë marrë gjatë mbrëmjes së djeshme pranë një servisi motorësh në Lagjen nr. 1 të qytetit.

 

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë

 

Sipas deklarimit të qytetarit, motorët ishin dërguar në servis për riparim rreth pesë ditë më parë. Duke qenë se biznesi nuk ka patur hapësirë për parkimin e motorëve, ai shprehet se i kishte lënë mjetet pranë servisit me përgjegjësinë e tij dhe sot ka konstatuar se ato nuk ndodheshin më aty.

 

Qytetari tregon se menjëherë pasi ka vënë re mungesën e motorëve, ka bërë kallëzim në polici. Sipas tij, dyshohet se vjedhja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pas orës 19:00.

 

Policia pritet të hetojë rastin dhe të verifikojë rrethanat e ngjarjes, ndërsa qytetari kërkon ndihmë për gjetjen e motorëve të vjedhur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me këtë rast.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Buzë Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
Restorant “Krahu i Shqiponjës” kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.