Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë

13/10/2518:33

Shperndaje:

Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë

 

Prej disa javësh, qytetarët e Sarandës kanë denoncuar pranë Saranda Web mungesën e shërbimit të skanerit në spitalin rajonal, duke ngritur shqetësime serioze për pasojat që kjo situatë ka sjellë në shëndetin e pacientëve. Sipas tyre, defekti i aparaturës diagnostikuese ka detyruar dhjetëra persona të kërkojnë ndihmë në klinika private, ku kostot variojnë nga 100 deri në 150 euro – një shifër e papërballueshme për shumicën e familjeve.

 

Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit për javë – qytetarët denoncojnë, spitali reagon Pajisja e re tashmë në punë

 

Skaneri prej javësh nuk punon. Ka ardhur një skaner i ri, por nuk është montuar ende. Kam javë që pres të montohet. Ju lutem ta bëni publik këtë problem, sepse në privat çmimet janë të papërballueshme,” – është shprehur një qytetare në mesazhin e saj.

 

Një tjetër qytetar shton:
U bënë disa javë që sorollatemi. Na thonë pritni, por asgjë nuk ndryshon. Ku duhet të shkojmë për një ekzaminim?

 

Mungesa e këtij shërbimi jetik ka rrezikuar vonimin e diagnozave për pacientë kronikë dhe raste urgjente, duke shtuar pasigurinë dhe indinjatën në komunitet.

 

Reagimi i Spitalit të Sarandës: “Skaneri i ri CT është instaluar dhe po funksionon”

 

Pas publikimit të shqetësimeve në Saranda Web, ka ardhur reagimi zyrtar nga Drejtoria e Spitalit të Sarandës. Institucioni ka konfirmuar se një pajisje e re diagnostikuese është instaluar dhe tashmë ka nisur nga funksionimi.

 

Pranë Spitalit të Sarandës është instaluar së fundmi një skaner CT Total Body, vit prodhimi 2025. Ky aparat me teknologji të avancuar, prej javës së kaluar ka filluar funksionimin në shërbim të qytetarëve dhe të repartit spitalor,” thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Sipas spitalit, aparatura e re do të mundësojë kryerjen e ekzaminimeve që më parë realizoheshin vetëm në spitale të tjera rajonale, duke ulur kohën e pritjes dhe kostot për pacientët.

Aparatura ka pasur një periudhë të domosdoshme instalimi prej rreth një muaji, për shkak të kompleksitetit të teknologjisë. Tashmë ajo është plotësisht në funksion për të shërbyer qytetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake në Sarandë hyn në javën e katërt – VIDEO
Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e patinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.