Qytetarë dhe biznese fillojnë revoltën, kërkojnë ndërprerjen e punimeve në Bulevard gjatë verës


Qytetarë dhe biznese në Sarandë kanë paralajmëruar fillimin e protesteve kundër vazhdimit të punimeve përgjatë sezonit veror në Bulevard.
Ata kanë paralajmëruar një protestë nesër në orën në 11:00

Saranda Web ka mësuar se hapi i parë i protestës së nesërme do të jetë kërkesa për ndërprerjen e punimeve, madje duke vendosur edhe afat kohor.

Sipas informacioneve, protesta nuk do të ndalet deri në pezullimin e punimeve.
Organizatorët paralajmërojnë se nëse nuk ndalohen punimet, ata do të kalojnë në veprime duke bllokuar punimet dhe duke hapur bulevardin për këmbësorët.

Nga ana e kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma më herët ishte premtuar se Bulevardi do të ishte i aksesueshëm për këmbësorlt në fillimin e sezonit turistik, por që më pas është deklaruar se Bulevardi gjatë kësaj vere do të vijojë të mbetet një kantier punimesh.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.