Qytet pa qytetarë apo qytetarë pa qytet? Opinion nga Jesica Ruçi

16/07/2015:59

Shperndaje:


.
Nisur nga ndodhitë e fundit dhe nga shumë historira të “stavidhosura” mora nismën të shkruaj dicka për Sarandën tonë të dashur !
Saranda , një qytet I mirëorganizuar për nga ana ekonomike, I orientuar drejt të ardhmes turistike dhe me një kulturë të trashëguar prej brezash është kthyer në atë që pa frikë do të mund ta quanim një gërmallë e boshatisur.
Shumë ëlement të jashtëm por më së shumti të brendëshëm po e cojnë këtë qytet drejtë një shkatërrimi total, drejtë një rrënimi ekonomik, kulturor e social.

Çmundë të themi për qytetin, cfarë ka ngelur në të vërtetë nga e bukura Sarandë ??? Asgjë, asgjë ska ngelur pë rata qee kan arritur dhe mund ta kujtojnë , jeta kulturore e këtij qyteti është braktisur prej dekadash , e për ta kuptuar këtë do të mjaftonte një vizitë pakë minutëshe në “Fantazmën e kinoteatrit” ku I cili hapet vetëm per qokat politike të secilit krahë politik për mitingje ose për mbledhjet politike të detyruara nga sms e kryetarëve të partive politike .

Saranda , një qytet qe mbijeton me të vetmen shpresë Turizmin, këtë vit si rrallë herë do të përballet me një krizë ekonimke e sociale , është barbare të mendosh që punimet e një të flamosure shëtitore të fillojnë ne Shtator por punë të mos kryhet, ku mjetet e rënda të kompanisë që kryen punimet të nisen prej Sarandës për të shkuar në Durrës për të ndihmuar në situatën e tërmetit ( porn ë fakt edhe ato mjete që nuk u larguan kurrë nga kantieri nuk u ndezën as për një moment të vetëm) .
Po me plazhet private që kanë zaptuar gjithcka , nga turizmi deri në Çukë apo nga porti deri tek Zona ushtarake e marinës , po Sarandiotët ku e bëjne plazhin , apo fshehur pasditeve pasi nuk ju kërkojnë lekë!

Një qytet si Saranda nuk mund të rrinte duarkryq në situate të tilla,qytetaria duhej treguar me protesta , me bojkot të punonjësve të institucioneve publike, pop o, mirë e lexuat, me bojkot, pra asnjë institucion nuk duhej hapur derisa të merrte udhë e mjera shëtitore .
Kush do ta marri përsipër koston e atyre bisneseve që falimentuan?
Po për ato familje që nuk mundën të punësohen në këto bisnese të falimentuara ?
Ndjesë por mendoj se e gjeta përgjigjen… me siguri ata qe fshihen pas fijes së barit për ta bërë fotografinë e qytetit të duket më e gjelbër !
Sa e madhe paska qënë kjo fija e barit !!!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.