Qeveria marëveshje me BB për investime në infrastrukturë dhe rikualifikim urban në Ksamil

22/09/2210:50

Shperndaje:

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shtesën e huasë më Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit për ‘Përmirësimin e Infrastrukturës në Zonat Turistike.’ Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, bëri me dije se me këtë shtesë do të ndërhyhet në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.

Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urabane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë. Ndërhyrjet do ndikojnë në përmirësimin e zonave dhe turizmit që më pas përkthehen në të ardhura”, tha zv.ministrja.

Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim është nënshkruar në vitin 2017. Qeveria kishte përcaktuar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si rajone prioritare për ndërhyrje, ndërsa sot u shtuan dhe Orikumi e Ksamili.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BURGER KING® Sarandë kërkon STAF RESTORANTI / Punonjës në Kuzhinë
Deputeti Niko Kuri: Zgjedhjet për kryetarin e MEGA do të zhvillohen më 23 Nëntor
MEGA reagon pas zhvillimeve të fundit: Të respektohet statuti, s’ka zgjedhje në 23 Nëntor
Bashkia Sarandë gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe këshilltarët – VIDEO
BURGER KING kërkon të punësojë Asistent Menaxher  dhe Pergjegjës Turni
Greqi plan masash për të mbështetur të rinjtë dhe të papunët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.