Reklamë I Love Orange

Qeveria jep 9000 m2 tokë me qira 1 euro për një tjetër ‘invesitor strategjik’

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën dhënien me qira me tarifën simbolike prej 1 Euro të 9 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Drimadhës në favor të shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, në pronësi të biznesmenit Lorenc Gjikuria.

Kjo kompani ka përfituar statusin “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama për ndërtimin e një hoteli dhe 150 vilave në fshatin  Gjilekë të Bashkisë së Himarës.

Vendimi për “dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., si qiramarrës…” parashikon një tokë “truall” me sipërfaqe totale 9 157.2 m2.

Më herët më 29 korrik, Këshilli i Ministrave e transferoi këtë tokë përmes një VKM-je në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e Investimeve Strategjike në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave, duke i hapur rrugën kalimit të saj tek investitori strategjik.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria “Rama” jep me qira 1 euro apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu tokën publike.

Në korrik, qeveria vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk, duke aplikuar një çmim shitjeje shumëfish më të ulët se tregu, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.

Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction” në pronësi të shtetasit Ilir Merja, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.

Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.

Këto kontrata kontroverse bazohen në një Akt Normativ të qeverisë “Berisha” të vitit 2008  ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…” si dhe një vendim i qeverisë “Rama” i vitit 2019, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”. REPORTER.AL

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

22 Nëntor 2026 10:15
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47
Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

19 Nëntor 2026 21:25