

Qeveria: 2 mijë lekë gjobë nëse kapesh pa maskë në ambiente të mbyllura


Qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Çdo person që do të kapet pa maskë në ambientet e mbyllura do të gjobitet me 2 mijë lekë. “Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit” – tha Manastirliu.
Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë për çdo thyerje të rregullit. “Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, – tha Manastirliu.
Gjatë komunikimit për publikun, ministrja tha se po bëhet gati laboratori i dytë në QSUT për analizat për zbulimin e COVID-it. “Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
15/07/2014:17

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
15/07/2014:17

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
15/07/2014:17

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
15/07/2014:17

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
15/07/2014:17

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
15/07/2014:17

U kap nga Policia me çifte në krah, procedohet penalisht
15/07/2014:17

Përrenjtë e Skërficës vërshojnë në rrugën Kardhiq – Delvinë (VIDEO)
15/07/2014:17

Prangoset 55-vjeçari nga Saranda, përdhunoi vajzën 12-vjeçare të mikut familjar
15/07/2014:17

24 orë pas apelit për kurimin e aktorit Anastas Nika, dhurohen 8 nga 12 mijë euro që duhen
15/07/2014:17






Rezervime

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
15/07/2014:17

River & Sea Side Apartament
15/07/2014:17

Vila Alvin, Apartament 1+1
15/07/2014:17

The City View Penthouse
15/07/2014:17

Apartament Ionian Saranda Sea
15/07/2014:17
Suvenire

Suvenire nga Saranda
15/07/2014:17

Suvenire nga Saranda – Shegë
15/07/2014:17

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
15/07/2014:17

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/07/2014:17

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/07/2014:17




