Qerim Azem Çukaj, ciceroni i parë i Butrintit

Qerim Azem Çukaj, ciceroni i parë i Butrintit

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Guidave zgjodhëm të nderojmë ciceronin e parë të Butrintit, Qerim Azem Çukaj.

 

Duke qenë invalid lufte si pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare në çetën “Çamëria” dhe më pas në “Brigadën XIX” sulmuese, me kërkesën e tij në vitin 1951 Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe e emëroi kujdestar të Butrintit.

 

Qerim Azem Çukaj jetonte së bashku me familjen e tij jetonte në Butrint, në kalanë e Akropolit ku madje lindën edhe tre nga pesë fëmijët e tij.

Kushtet e jetesës ishin të vështira nga mungesa e ujit, e infrastrukturës (ende nuk ishte ndërtuar rruga automibilistike) dhe lëvizja kryhej vetëm me bezinatë që ishte një anije e vogël peshkimi prej druri.

 

Aktiviteti i Qerim Azem Çukaj

 

Gjatë punës së tij si kujdestar ai shpalosi edhe dëshirën e tij për të mësuar më shumë rreth historisë dhe arkeologjisë së Butrintit prandaj, arkeologu Dhimosten Budina përgatiti një fletore ku shpjegonte historikun në tërësi dhe çdo objekt në veçanti.

 
Qerim Azem Çukaj, ciceroni i parë i Butrintit
Qerim Azem Çukaj BUTRINT
 

Budina me pëlqimin e Institutit autorizoi Qerimin si ciceron për të shoqëruar të gjitha grupet e vizitorëve të çdo niveli. Përgjithësisht vizitorët e Butrintit në ato vite ishin njerëz të pushtetit dhe të huaj kryesisht rus e francezë.

 

Fëmijët e tij kujtojnë momentin e vizitës së Krushovit në Butrint pasi atyre iu ndalua dalja nga banesa dhe babain e tyre të veshur vazhdimish me uniformën ushtarake.

 

Karakteristikë e cila e shoqëronte që nga koha e luftës dhe kishte brumosur tek ai disiplinën ushtarake që e shfaqte në punën e tij si kujdestar dhe ciceron.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.