Qendrës së Artit DEA në Ksamil i priten dritat

28/12/1910:10

Shperndaje:


E ndërsa në media janë denoncuar raste kur njerëz të politikës kanë borxhe në dhjetra miliona lekë ndaj OSHEE dhe vijojnë të furnizohen me energji, Qendrës së Artit DEA në Ksamil OSHEE i ka ndërprerë energjinë me argumentin se nuk ka paguar një faturë të vitit 2012.
Ngjarja bëhet e ditur nëpërmjet një statusi në facebook nga artistja Adriana Dizdari, bashkëshorte e kompozitorit Limos Dizdari, të cilët së bashku prej shumë vitesh kanë shndërruar atë godinë të rrënuar në një qendër Arti.

STATUSI I ADRIANA DIZDARI

O njerez…. Çfare beni…..

Te tronditur, me shpirt te cfilitur nga çfare i ndodhi vendit tone nga termeti, ne, te Qendres se Artit DEA ne Ksamil, menduam te bejme diçka, sado modeste per njerezit e shkateruar shpirterisht, fizikisht e materialisht nga kjo goditje e natyres. Atehere vendosem te organizojme nje “Koncert Homazh” per te bere te mundur qe njerezit me zemer te madhe te Ksamilit dhe Sarandes te kontribonin financiarisht, me sa te munndnin, per te derdhur ne kete dhimbje te madhe, mbeshtetjen dhe solidaritetin e tyre. Dhe keshtu u be. U bene bashke, pianistet e Qendres, poetet e Sarandes si dhe grupi i violinave. U krijua nje atmosfere pune dhe perkushtimi,…… Por ….pikerisht dy dite para koncertit nje dore tinzare na pret dritat, pa asnje parałajmerim… …ne mbrojtje te “rregullave te shtetit” …. Bravo , ju lumte…..lenia pa drita e nje qendre Arti , i zgjidhi problemet. Nuk eshte vendi per te shpjeguar pse, per te katerten here, qe nga viti 2012 per nje arsye absurde dhe abuzive i presin dritat Qendres se Artit Dea, por per te folur per ligesine qe fshihet ne shpirtin e njeriut, per te nxjere koken pikerisht atehere kur mund te godasi me fuqishem……Kjo ligesi eshte me e forte se goditja e termetit, me e forte se goditja e cunamit, me e forte se shkrumbimi i zjarrit. Jemi te pa fuqishem perpara forces se natyres, po edhe me te pa fuqishem para ngushtesise se shpirtit njerezor. Kjo na befason, na shtang, na rrezon, na dekurajon, deri sa vjen momenti qe forca rigjalleruese e shpirtit tend te behet me e fuqishme, mendja te punoje me ritmin e inatit dhe trupi te mbushet me oksigjenin e nevojshem per tu perballur . Kjo na ndodhi ne. Te deshperuar, shtrenguar pas njeri tjetrit poshte nje cadre ne eresire, morem rruget e Sarandes per te gjetur strehe ne ndonji hotel, ndoshta akoma ne pune. Hotel nuk gjetem dhe teksa po shkonim tek nje mikesha tone, nen shiun, si per te na thene, trembuni edhe nga une, me lotet qe mundohesha te mos mi shikonte im shoq, mendoja: Ky eshte qyteti i tim shoqi, e njeh çdo gur, çdo palme apo limon a portokall, i ka kenduar atij, i ka perkedhelur sedren qytetit te tij, muzika e tij e pershendet ne mengjes e ne darke, e ka bere te njohur neper bote, pa le te thote kushdo siç ka thene nje politikani yne…. “pse kompozitor eshte Limosi”? ….dhe ja tani vertitemi neper keto rruge te ftohta dhe te zbrasta. Si do te bejme? Si tu them nxenseve te mi pese vjecare, Sindritit, Melines, Deas, qe e kane koncertin e tyre te pare, dhe e presin si diçka perralle? Si ti them Anes, Jetes, Kleas e te tjeteve? Jo ..koncertin duhet ta bejme……po si? …..Befas, im shoq me thote pikerisht ate qe po bluaja ne koke. – Do ta bejne koncertin ne driten e qirinjve…do blejme qirinj te medhej, …. As ne kohen e Bachut ,Vivaldit, Moxartit nuk ka pasur drita, …..edhe poetet le te recitojne si ne kohen e Shekspirit apo Molierit, do te jete edhe me e bukur…. Do te evokuoje edhe per ate kohe, edhe per kete kohe……Mrekulli, u lehtesova
Dhe keshtu koncerti u realizua, bukur, paster, plot dashuri nga publiku, por çuditerisht asnje perfaqesues i pushtetit vendor te Ksamilit apo Sarandes nuk ishte ( perjashto nje mikun tone) kur ato duhet te ishin te paret me kontributin e tyre te solidaritetit.
Kontributi modest i mbledhur u dorezua te nesermen ne BK e Sarandes.

Qendra e Artit DEA vazhdon te jete pa drita. Ky institucion kulture dhe prosperiteti vazhdon ne eresire. Dhe ai qe sakrifikoj qe prej njezet vjetesh vitet e tij me e mira, duke u larguar nga Tirana, pasi shiti shtepine dhe gjitheshka, jo per tu larguar nga atdheu,por per te rikonstruktuar nje vater kulture te shkateruar e kafshuar si nga nonje perbindesh perrallash qe ushqehet me beton e gurre, ne fshatin me te larget te vendit te quajtur Ksamil, ri atje si roje, ne te ftohte, pa drita, pa pyetur per vitet qe ka mbi kurriz, po me driten qe i jep vullneti i tij, kembengulja e tij, me ngrohtesine qe i jep shpirti i pa nenshtruar dhe i kalitur ne sa e sa perplasje, ne mbrojtje te vlerave njerezore, ne mbrojtje te atyre pianisteve te rrinj, te atyre valltareve te vogla, ne mbrojtje te sallonit te librit “Migjeni” te sallonit te veprave te artit “Buza” ne mbrojtje te dinjitetit njerezor. Ku jeni ju intelektuale te Sarandes? Ku jeni ju gazetare qe rendni pas çdo sfilate mode dhe pas çdo politikani? Nuk shikoni si neperkembet ikona e muzikes shqiptare? Ku do te shkojme me tej? Çfare beni more njerez, çfare beni? Nuk ju dhimset e ardhmja e femijeve tuaj? Ka femije edhe ne Ksamil……


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.