Punimet në Bulevard pa kanalizime/ Lebetitet supervizori francez

19/05/2016:05

Shperndaje:


Vetëm pak ditë më parë nga ana e Bashkisë Sarandë u dha sihariqi i madh se në Bulevard u shtrua shtresa e parë e betonit, mbi të cilën do të shtroheshin dhe pllakat.
Burime të Saranda Web informojnë se këto punime iu prezantuan edhe supervizorit, i cili është interesuar edhe për kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza.
Supervizori është shokuar kur ka dëgjuar se kanalizimet nuk janë bërë, dhe se vendosja e tubacioneve do të kryhet në një fazë të mëvonshme, për kryerjen e të cilave Bulevardi do të “shqepet” përsëri.

Me duart në kokë, supervizori francez është rrotulluar disa herë rreth vetes, pasi nuk i besoi ajo që kishte dëgjuar.
Më pas, kur supervizori është përmendur, ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve për shtresën e betonizimit dhe vendosjen e pllakave, pa u shtruar më parë rrjeti i kanalizimeve.

Kryebashkiaku Ardian Gurma, gjatë takimit me biznesin, kishte premtuar se punimet do të përfundonin deri në datën 20 qershor.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Thanas Xhani, agronomi i njohur i Sarandës
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhet dinamika: 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Taverna Avlia në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhiniere
Fast Food SHEJNI në Sarandë kërkon Mjeshtër për fast food. Ofrohet akomodim
Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.