Punimet e “Rilindjes së Sarandës” peng i fushatës elektorale


rilindja e sarandesPunimet e “Rilindjes së Sarandës” peng i fushatës elektorale.
Përfundimi i punimeve në Qendrën e Sarandës dhe Rrugën e Flamurit kanë hyrë përfundimisht në Kalendat greke. Megjithëse afati i përfundimit të tyre ka 2 muaj që ka kaluar, punimet duket se mbahen peng nga fillimi i fushatës elektorale.
Në Sarandë prej vitesh ishte bërë traditë që fundjavën e parë të muajit Maj të organizohej edhe ceremonia e çeljes së sezonit turistik. Këtë vit Saranda është shumë larg celjes se sezonit turistik, megjithëse qyteti vizitohet cdo javë nga anije turistike që sjellin mijëra turistë.
Qytetarët janë të vetëdijshëm që përfundimi i punimeve të nisura në qendrën e qytetit mbahet peng nga gershërët e politikës, pasi në të gjithë kantierin e punimeve punëtorët i numëron me gishtat e duarve, në një kohë që në Sarandë punëtorët e ndërtimit janë pothuajse të gjithë pa punë.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë