Prokurorët e Sarandës: Duam armë dhe Lukovën !

16/04/1811:19

Shperndaje:


Dy vjet pas aplikimit të ligjit për çarmatosjen e një kategorie të caktuar zyrtarësh përfshi edhe prokurorët, këta të fundit kërkojnë sërish të pajisen me armë.
Në një analizë për vitin 2017 drejtuar kryeprokurores Arta Marku, prokurorët e Sarandës e shohim ripajisjen me armë si një element të rëndësishëm për sigurinë e tyre fizike.
Në raport evidentohet se për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit, duhet që përfaqësuesit e organit të akuzës të pajisen me armë dhe të merren masa për sigurinë e tyre.
“Nga analiza në tërësi e elementëve që u përmendën më lart, evidentojmë këto problematika duke propozuar marrjen në konsideratë për efektivitetin e punës dhe ushtrimit të funksionit:
Të merren masa për ripajisjen më armën të prokurorëve dhe sigurinë e tyre”.
Prokuroria e Sarandës e sheh me shqetësim ndryshimin e hartës territoriale, ku përmendet rasti i njësisë administravtive të Lukovës, mbi të cilën ata thonë se nuk kanë nën juridiksion hetimet.
“Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore pasi tashmë pjesë të ish-Rrethit të Sarandës janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë. Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.
Veprat penale në fushën e narkotikëve janë përhapur ndjeshëm gjatë vitit 2017, thuhet në raport, ndërsa vjedhjet vijojnë të përbëjnë një aspekt shqetësues për territorin.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.