Programi i BE-së INTERREG IV mbledh në një sallë grekë dhe shqiptarë në Sarandë
Në Ditën e Informimit në Sarandë u prezantua programi Thirrja e dytë për projekt-propozimet e INTERREG IV, Greqi-Shqipëri, 2014-2020. Të pranishmëit u njohën me akset prioritare, si dhe me objektivat specifike, prej të cilave u veçuan: Rritja e kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve, mbrojtja mjedisore dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, efiçenca e energjisë dhe përdorimi i sistemeve të energjisë së rinovueshme, parandalimi i rreziqeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore me fokus, zjarrin në pyje.
Fokus më vete ishte nxitja e ekonomisë lokale, ku, si objektiva specifike janë përcaktuar: ruajtja e resurseve kulturore dhe natyrore, si parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare, përmirësimi i kapaciteteve të zonave ndërkufitare për të mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën.
Ministrja e integrimit Klajda Gjosha, në fjalën e vet, vlerësoi takimin informues me ndikim si në zgjerimin e përfshirjes së partnerëve mes dy vendeve, ashtu edhe në bërjen transparente të këtyre programeve europiane. Nga ana event zëvendëskryetari I Bashkisë së Sarandës, Ramiz Hysi, shprehu angazhimin e Bashkisë së Sarandës dhe të Kryetares Florjana Koka, për t’u përfshirë në programin INTERREG 2014-2020, dhe për të qenë partnerë fitues në të.
Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 5 Shtator 2016. Buxheti në total i thirrjes (përfshirë dhe bashkëfinancimin) është 13.782.817 Euro.
.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
07/06/1617:07
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
07/06/1617:07
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
07/06/1617:07
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
07/06/1617:07
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
07/06/1617:07