Prangoset doganieri në Sarandë


qafe botePrangoset doganieri në Sarandë.
Një doganier është prangosur  në Sarandë, pasi ishte shpallur në kërkim.
Burime nga policia thonë se është ndaluar personi në kërkim M N, 35 vjeç, banues në Vlorë, me arsim të lartë.
Ai është prangosur, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar masë sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Së bashku me 3 doganierë të tjerë, ata akuzohen se kanë lejuar një tregtar të kalonte me mall të pazhdoganuar. Në kamion atij iu gjetën mallrat e pazhdoganuara, veshje fëmijësh, prodhime tekstile. Mjeti kishte kaluar nga pika doganore e Qafë Botës dhe po udhëtonte drejt Vlorës.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.