Portali i turizmit në botë: “Toka e shqiponjave do t’ju lejë pa frymë”

10/03/1719:46

Shperndaje:


Blogu ndërkombëtar i dedikuar turizmit në botë, “On the top of the world” në një shkrim të tij ka dedikuar një promovim për Butrintin dhe Shqipërinë.
Në këtë artikull thuhet se Butrinti është i vendosur në jug të një vendi të mrekullueshëm (Shqipëria) të fshehur në mes të Lindjes dhe Perëndimit.
“Ndonëse Butrinti duket një vend fantastik, ai është i vërtetë, madje shumë ë vërtetë. Ai është parku më i rëndësishëm dhe më i madh arkeologjik i Shqipërisë (dhe një nga më të bukurat e Ballkanit). Dhe, sigurisht, askush mund ta humbasë atë”.
Prandaj, sipas këtij shkrimi duhet që ky vend të vihet në listën turistike. Madje shumë afër tij është plazhi i Ksamilit dhe Saranda, për ta kombinuar me pushimet e verës.
Më tej, autorja e artikull përshkruan eksperiencën e saj të mrekullueshme gjatë vizitës së saj në këtë vend dhe çfarë dikush mund të gjej këtu sapo ta vizitojë.
Në fund artikulli mbyllet duke thonë se “Çdo gjë këtu është e përsosur dhe e rrethuar vetëm nga natyra…Shqipëria është një vend i vogël, por i mbushur me vende interesante si ky që do ju marrin frymën. Toka e Shqiponjave është gjithmonë një surprizë: mbani mend, mbani këtë destinacion të izoluar dhe gëzoni peizazhin para se të gjithë ta zbulojnë se sa i mrekullueshëm është.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda Sailing School kërkon 2 të rinj/reja për instruktorë lundrimi dhe noti
Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj
Restorant Manxurane në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Llanxhiere
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.