Policia thirrje qytetarëve: Na ndihmoni të arrestojmë këta persona
Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të bëhet e mundur kapja e 5 personave të shumërkërkuar.
Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi janë emrat e super të kërkuarve për të cilët policia premton edhe shpërblim.
Të 5 emrat e shpallur në kërkim janë të njohur për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri.
Konkretisht: Talo Çela kërkohet për disa vrasje dhe grabitjen e Rinasit
Laert Haxhiu, masakra e Lushnjës
Jani Alia, vrasja e Elton çicos
Ibrahim Lici, vrasja e Endri Mustafës
Erjon Llapushi, vrasja e kamarierit Gazment Kurmaku
NJOFTIMI I PLOTË i POLICISE:
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:
TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI. Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash. Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë. 👮♂️🤝👩💼👨💼Bashkërisht për një ambient më të sigurt!
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Hekuran Halili vlerësohet me Çmimin e Parë në “Nuovi Occhi sul Mugello”
13/04/2213:18
Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO
13/04/2213:18
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
13/04/2213:18
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
13/04/2213:18
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
13/04/2213:18
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
13/04/2213:18
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
13/04/2213:18
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
13/04/2213:18
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
13/04/2213:18
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
13/04/2213:18
Rezervime
Apartamenti 6 – Vila Stupende
13/04/2213:18
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
13/04/2213:18
Apartament per pushime ne Sarande
13/04/2213:18
Apartament 1+1 me pishinë
13/04/2213:18
Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
13/04/2213:18
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
13/04/2213:18
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
13/04/2213:18
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
13/04/2213:18
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
13/04/2213:18
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
13/04/2213:18