
Policia shoqëron 4 sirianë, kishin hyrë ilegalisht dhe nuk respekton distancën
Policia e Sarandës ka shoqëruar 4 shtetas sirianë në Parkun e qytetit të Sarandës.
Ata mendohet se kanë hyrë ilegalisht nga kufiri grek dhe përveç kësaj, ishin ndalur në parkun e qytetit duke mos respektuar rregullat për mbrojten nga koronavirusi.
Sirianët ishin afruar të gjithë pranë një stoli në park, pa distancë dhe pa maska mbrojtëse. Efektivët e policisë të pajisur me maskë janë afruar pranë tyre duke i komunikuar edhe masën ndaj tyre!
https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/207378717021275/
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
