Policia: Prangosëm një 28-vjeçar, shpërndante mall për pushuesit – VIDEO

04/08/2313:00

Shperndaje:

Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar që shpërndante doza kanabisi, në zonat bregdetare. Sekuestrohen një sasi kanabisi e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në zonat urbane dhe ato bregdetare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e autorit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 28 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Përparim Ahmeti: Ndihma ekonomike në Sarandë sa bakshishi i zyrtarëve në dreka e darka
Takim për ringjalljen e teatrit dhe mbrojtjen e vlerave të muzeut të gjimnazit në Sarandë
Hotel Panorama në Sarandë kërkon Kamarier/e, Sanitare dhe Mirëmbajtës
African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për sezonin
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim
Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.