Policia kontrolle në supermarketet e Sarandës, 3 procedime penale, 1 i shpallur në kërkim

09/07/239:48

Shperndaje:

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, bazuar në inteligjencën policore, për evidentimin e rasteve të tregtimit të mallrave/produkteve të kontrabanduara, me qëllim ndëshkimin ligjor të shtetasve që ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 3 subjekte në të cilat tregtoheshin mallra të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i njërit prej tyre, pasi fshihnin të ardhurat e përfituara nga tregtimi i këtyre mallrave.

Në njërin nga subjektet, mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve.

Si rezultat janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

F. H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit
Ligji i ri: influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë
Projektligji i ri për emigracionin në Greqi ndryshon jetën e mijëra familjeve emigrante
Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.