Policia kontroll banesës, kapet me fara kanabis, granatë dhe radio marrëse, arrestohet

12/02/2214:16

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. S., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.