Policia konfirmon arrestimet në Delvinë


Tre efektivë të policisë rrugore janë arrestuar mbrëmë në Delvinë pas hetimeve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Policët e arrestuar janë Osman Tozo, Shkëlqim Vrapi dhe Artan Aliani, të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.
Mësohet se Artan Aliani është shef i qarkullimit rrugor në komisariatin e Delvinës. Aliani i ndryshoi emrin drejtuesit të automjetit që u përfshi në aksident, i cili rezultonte të ishte pa patentë.
Konkretisht, policët favorizuan një drejtues mjeti që disa ditë më parë kishte berë një aksident, të cilin e shoqëruan në komisariat. Shoferi i shoqëruan ishte pa leje drejtimi dhe e lanë të lirë duke e ndërruar me një të afërmin e tij që dispononte patentë.
Njoftimi i policisë
SHÇBA e Vlores ka arrestuar 3 punonjës te policise se qarkullimit rrugor ne Delvine, per shperdorim detyre. Te arrestuarit jane:
– N/Komisar Artan Alinani, 47 vjeç, me detyre Specialist Sherbimi dhe Pergjegjes grupi ne seksionin e kontrollit dhe menaxhimit te qarkullimit rrugor ne Komisariatin e Policise Delvine.
– Inspektor Osman Tozo, 49 vjeç, me detyre Trupe sherbimi ne Seksionin e kontrollit dhe menaxhimit ne Komisariatin e Policise Delvine.
– Inspektor Shkelqim Vrapi, 51 vjeç, me detyre Trupe sherbimi ne seksionin e kontrollit dhe menaxhimit ne Komisariatin e Policise Delvine.
Ndalimi i tyre u be pasi ne date 2 maj 2016, rreth ores 13.00, ne nje rruge te qytetit te Delvines, automjeti i tipit “Mercedes Benz”, me targe DL 3134 A, ne pronesi te shtetasit M.A., por i drejtuar nga shtetasi A. Sh. u perplas me automjetin me targa greke YZX 4089.
Pavaresisht ngjarjes se ndodhur, Shefi i Sektorit te Qarkullimit Rrugor ne Komisariatin e Policise Delvine N/Komisar Artan Alinani, dyshohet se ka ndryshuar emrin e drejtuesit te automjetit me targe DL 3134 A te perfshire ne ngjarje, shtetasit A.Sh., pasi nuk kishte Leje Drejtimi, me nje shtetas tjeter.
Ne realizimin e ketij akti falsifikimi jane perfshire edhe efektivet e policise Inspektor Shkelqim Vrapi dhe Inspektor Osman Tozo. Punonjesit e policise N/Komisar Artan Alinani, Inspektor Osman Tozo, Inspektor Shkelqim Vrapi kane kryer veprat penale “Shperdorimi i detyres”, kryer ne bashkepunim, dhe “Falsifikimi i dokumentave”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 186/3 e 25 te Kodit Penal.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.