Policia: Kemi sprapsur një tentativë pushtimi të Plazhit të Centralit në Sarandë

24/06/2518:40

Shperndaje:

Policia e Sarandës njofton se ka ndërhyrë për të sprapsur një tentativë për pushtimin e paligjshëm të një hapësire publike në bregdetin e Sarandës, në zonën e quajtur “Çentral”.

 

Sipas Policisë, shtetasi J. Ç. kishte zënë këtë hapësirë duke vendosur disa komplete me çadra dhe shezlongë, duke kufizuar aksesin e pushuesve.

 

Policia: Kemi sprapsur një tentativë pushtimi të Plazhit të Centralit në Sarandë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në prokurorinë e Sarandës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë.

 

Policia thotë se vazhdon kontrollet përgjatë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe monitorimin e aktiviteteve të subjekteve gjatë sezonit veror.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Drafti i amnistisë penale: Kush përfiton nga lirimi, ulja e dënimit dhe pushimi i çështjeve
Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari
Ardit Bido në Parlament: Të nisë projekti nga Tatzati, Saranda dhe Delvina s’mund të lihen më pa ujë
Pas denoncimit në Saranda Web, rifillojnë punimet për korrigjimin e kanalit në Delvinë
Sallon estetik SILVI në Ksamil kërkon Estetiste për manikyr & pedikyr
NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.