Policia fillon aksionin kundër automjeteve të paliçensuara që transportojnë udhëtarë

22/10/219:29

Shperndaje:

Policia e Shtetit ka filluar mëngjesin e sotëm aksiinin për ndëshkimin e automjeteve të paliçensuara, të cilët kryejnë transport udhëtarësh.

Për këtë qëllim Policia ka ngritur postblloqe në dalje të qytetit të Sarandës, por edhe në kryqëzimin e Kranesë dhe patrullime të lëvizshme.

Aksioni vjen 1 ditë pasi Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se duke filluar nga nesër policia do të ushtrojë kontrolle për të evidentuar mjetet që bëjnë transport pa licensë.

Deklaratën ministrja Belinda Balluku e bëri gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.

Pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mblodhi në një takim palët për t’u njohur konkretisht me kërkesat e tyre.

Shoqata kërkon indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.