Policia e Sarandës kontroll në lokal, kapen 2.5 kg kanabis dhe kokainë


Komisariati i Policisë Sarandë njofton se , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në subjektin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë një shtetas 24 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.