Policia e Sarandës arreston 2 persona, mes tyre një 15 vjeçar për vrasjen

25/09/1619:13

Shperndaje:


arma-krimitPolicia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit Aleksandër Bardhi, në Shëndëlli të Konispolit!
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1. Fernando Deda, 29 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
2. Gj.A., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Në një komunikatë, policia njofton se gjatë një pune hetimore të pandërprerë Policia e Sarandës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të larpërmendur, si autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Bardhi, 56 vjeç, me banim në të njëjtin fshat.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.A., Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.
Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta.
Gjithashtu, Policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri automatik-model 56,
– një krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.