Policia e Delvinës arreston për zjarrvënien në Vllahat një 52-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

28/06/2423:13

Shperndaje:

Policia e Delvinës Arreston për Zjarrvënien në Vllahat Një 52-vjeçar me Probleme të Shëndetit Mendor.

 

Policia e Delvinës ka arrestuar sot një 52-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënien e qëllimshme në Vllahat. Sipas familjarëve të tij, i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e zjarrvënies.

 

 

Familjarët e të arrestuarit kanë deklaruar: “Personin që kanë arrestuar e kemi pasur në shtëpi dhe në punë gjatë gjithë ditës. Zjarri ka filluar rreth orës 12:00, ndërsa ai ka qenë me ne që nga ora 11:00 deri sa zjarri ka pushuar. Pas kësaj, erdhi policia dhe e arrestoi pa asnjë provë, duke thënë se ai e ka vënë zjarrin.”

 

Një prej familjarëve shtoi: “Personi që është arrestuar është vëllai im. Ai nuk ka qenë fare në vendngjarje; ka qenë në shtëpi dhe më pas ka ardhur dhe ka ndejtur në dyqanin tim.”

 

Zjarri në Vllahat ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me ullinj. U desh ndërhyrja e banorëve të zonës për të mundësuar fikjen e tij.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.