Policia bllokon një varkë në Krorëz. I vendos edhe gjobë 5 milionë lekë – VIDEO

Policia bllokon një varkë në Krorëz, gjobitet me 5 milionë lekë për rrezikimin e pushuesve. Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në zonën e Krorëzës, pasi sipas Policisë, drejtuesi i tij ka shkelur perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke hyrë në zonën ku qytetarët po laheshin në det.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve dhe patrullimeve të shtuara përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues brenda hapësirës së dedikuar për pushuesit, duke krijuar rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.

 

Pas verifikimeve dhe procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj (5 milionë lekë të vjetër), ndërsa mjeti lundrues u bllokua nga autoritetet.

 

Policia e Shtetit thekson se kontrollet në bregdet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me fokus garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

 

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe të shmangin hyrjen në zonat e përcaktuara për pushuesit.

 

Gjithashtu, Policia kujton se edhe në plazhet ku perimetrat e sigurisë nuk janë vendosur ende, mjetet lundruese nuk duhet të afrohen pranë bregut apo të kryejnë manovra në zonat ku ka pushues, për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.