Policia bastis lokalin, prangoset pronari dhe kamarieri – VIDEO

Policia njofton se si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për dy shtetas që po shisnin doza të lëndëve narkotike në një lokal në Sarandë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 32”.

 

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G. H., 34 vjeç, dhe M. Sh., 17 vjeç, të dy banues në Sarandë.

 

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit G. H., ku ishte i punësuar kamerier shtetasi M. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 40 doza të lëndës narkotike kokainë dhe disa doza kanabisi, gati për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 37 500 lekë, 230 euro, 40 franga dhe 70 paund, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.