Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash

29/08/2513:27

Shperndaje:

Policia arreston administratoren e një marketi në Sarandë, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash

 

Policia njofton se kontrollet e ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë kanë çuar në zbulimin e një rasti të ri kontrabande në Sarandë. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një subjekt tregtar të tipit market, ku konstatoi mallra të dyshuara kontrabandë, të shkelura nga ana tatimore dhe doganore.

 

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar. Ajo akuzohet për tre vepra penale:

“Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”

“Fshehja e të ardhurave”

 

Gjatë kontrollit, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës të blerjes:

 

402 copë produkte kozmetike

195 paketime kafe

si dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.

 

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.