Policia: Arrestime në Sarandë, Delvinë e Sopik

27/01/169:08

Shperndaje:


Delvinë
Policia arreston në flagrancë një person për “Vjedhje, të mbetur në tentativë”. Arrestohet shtetasi:
Dritan Isa, 39 vjeç, banues në fshatin Rusan – Delvinë.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke vjedhur (limona) në banesën e shtetasit: A.F, në fshatin Rusan të Delvinës.
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë një person për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Arrestohet shtetasi:
— Ylli Lepuri, 38 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë në një “bar-lokal” në lagjen nr.1 të Sarandës, pasi ky shtetas ka qenë me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” përkohësisht në qytetin e Sarandës për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, vend nga i cili ky shtetas ishte larguar nga perimetri i arrestit të shtëpisë.
Policia ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për “Kundërshtimin e urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestohet shtetasi:
— Pandeli Deneko, 47 vjeç, banues në fshatin Sopik – Sarandë.
Kapja dhe ndalimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë pranë banesës së tij në fshatin Sopik të Sarandës, pasi më datë: 22.07.2014, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësin e policisë duke mos iu bindur urdhërit të tij.
Vepër penale për të cilën shtetasi: Pandeli Deneko, është dënuar me 3 muaj burg.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Ministri kërkon shkrirjen e zinxhirit drejtues të Policisë në Sarandë dhe ngritjen e një Task-Force

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.