Policia analizë për 2016, bie kriminaliteti, rritet prodhimi dhe kapja e kanabisit


Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, ku bëjnë pjesë edhe Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë ka bërë sot analizën vjetore të punës së saj.
Në statistikat e ofruara nga policia, bie në sy një rënie e veprave penale në rrethet Sarandë dhe Delvinë.
Përsa i përket kultivimit të kanabisit, viti 2016 ishte vit i mbarë për kultivuesit, por edhe për policinë. Policia thotë se janë shënuar 35 raste të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Megjithëse nuk jepen shifra të sakta për sasinë e rrënjëve të kanabisit të shkatërruar gjatë operacioneve policore, ai llogaritet në rreth 35,000 rrënjë.
Nga ana tjetër rritje me 350%  ka shënuar edhe sasia e kanabisit të kapur nga policia, ku vitin 2016 janë sekuestruar 1377 kg kanabis, ndërsa vitin 2015 kishte 398 kg kanabis të sekuestruar nga policia e Sarandës dhe Delvinës.karroq

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.