Po transportonte 7.5 kg kanabis për në Sarandë, arrestohet (VIDEO)


Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Prita”, ka vënë në pranga 28 vjeçarin, N H, banues në Sarandë, pasi në kontrollin e automjetit rezultoi se iu gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.
Sipas policisë, 28-vjeçari po transportonte drogë me makinë dhe e kishte fshehur në një hapësirë në pjesën e sediljes. Operacioni i koduar “Prita” vijon ende.
“Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar “Prita”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit N H , 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet tip “Citroen” transportonte lëndë narkotike, është ngritur një Pikë Kontrolli në aksin rrugor Tepelenë – Progonat në vendin e quajtur Kryqëzimi i rrugës që shkon në fshatin Progonat. Në pikën e kontrollit është afruar mjeti tip “Citroen” me targa AA 861 JJ, ku drejtues mjeti ishte N H, i cili së bashku me automjetin u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Vendore Gjirokastër për një kontroll më të imtësishëm. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me peshë totale 7.5 kg. Lëndën narkotike po e transportonte në drejtim të Sarandës”, sqaron policia.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.