Po pinin alkool në Borsh, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Dy të shoqëruar

31/07/259:26

Shperndaje:

Po pinin alkool në Borsh, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Dy të shoqëruar

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shokësh në një lokal në Borsh, ku dhe kishin konsumuar alkool.

 

Po pinin alkool në Borsh, i riu qëllon me armë zjarri shokun e tij! Dy të shoqëruar

Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tjetrin, i cili ështe goditur në dorë nga plumbi.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arratia nuk ka zgjatur shumë pasi është identifikuar dhe vënë në pranga brenda pak orësh.

Ndërkohë, personi i plagosur është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

KOMUNIKATA E POLICISË

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)
Sunset Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.