Po ikën dhe Marsi dhe Bashkia Sarandë ende pa buxhet

25/03/1718:33

Shperndaje:


Megjithëse po ikën edhe muaji i tretë i vitit 2017, Bashkia Sarandë ende është është pa buxhet.
Nga ana e Bashkisë përpara rreth 3 muajsh, nëpërmjet facebook të bashkisë u bë publike se kishte filluar konsultimi me banorët për hartimin e buxhetit të 2017.
Por këtë fat e patën vetëm fermerët e Metoqit, sepse banorët e tjerë të bashkisë Sarandë nuk patën fatin e fermerëve të Metoqit t`ju dëgjohej zëri, sepse konsultimet u ndërprenë.
Saranda Web ka mësuar nga burime në Këshillin Bashkiak Sarandë se nga ana e Bashkisë Sarandë ende nuk është paraqitur projekt-buxheti.
Mos miratimi i buxhetit ka penalizuar shumë shtesa qytetarësh, duke përfshirë qytetarët që presin ndihmën ekonomike dhe deri te futbollistët e ekipit të Butrintit.
Nga ana tjetër, mos miratimi i buxhetit pengon edhe investimet që mund të kryheshin me fondet e Bashkisë.
Ndërkohë që për këtë situatë nuk ka asnjë reagim as nga opozita, e cila me sa duket prookupim kryesor ka grumbullimin e vullnetarëve të përjavshëm të Çadrës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.