Plazhi i Bunecit – Buneci

plazhi-bunec-1024x580Plazhi i Bunecit  ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Sarandës. Buneci është i qetë dhe disi i pazakontë. Me bregun me guralecë të bardhë, ndahet nga një përrua, që zbret nga malet e larta. Perëndimi duket i mrekullueshëm prej plazhit të Bunecit dhe plazhi është një alternativë e mirë për ata që kërkojnë rehati pasi përveç pak hoteleve nuk ka zhurma nga klubet e natës.
 Plazhi është vendosur në dy krahët e përroit të Lapardhasë, ka formën e harkut me një gjatësi të vijës së bregut 2 mijë metër, në dy krahët e pistës së betontë, ku anokoroheshin dikur anijet ushtarake e tani varkat e peshkatarëve. Eshtë një plazh i mbrojtur nga erërat, dhe dallgët krijojnë një ansamël zbavitës për pushuesit. Një pjesë e tyre ndërthuren me akullsinë e ujërave të malit që zbresin përgjatë përroit e derdhen në det. Në deltën e përroit uji është i ëmbël.
buneci-1 Klima e detit dhe aroma e malit, janë një mjedis i shëndetshëm po të shtosh këtu edhe ushqimin e pasur me prodhime perime e fruta të kopshteve të banorëve të zonës, vajin e ullirit, prodhimet e detit që zbresin nga varkat e peshkatarëve.plazhi-bunec-1-1068x580

.