Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit

18/08/2519:36

Shperndaje:

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së një 26-vjeçari dhe prindërve të tij  pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës.

 

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, goditën me sende të forta  N. A , E. A dhe B. A. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona.

 

Ata u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Tre personat janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë, pasi kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia shoqëroi fillimisht 4 persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë dy prej tyre për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”. Ata janë Romeo Laze 45 vjeç dhe Fabion Laze 39 vjeç.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje
Aldo Shop dyqan me aksesorë plazhi në Ksamil kërkon Punonjës/e për sezonin
KING FAST FOOD në Sarandë kërkon Motorist dhe Punonjëse pastrimi
Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.