Pipero: Mbyllja mund të bëhet rast pas rasti në qytetet e vogla
Mjeku Pëllumb Pipero ka folur një mundësinë e një mbyllje të dytë për shkak të shifrave në rritje të pandemisë së koronavirusit. Pipero, në një intervistë për “Euronews” shton se nuk ka ende një shifër të caktuar përse do të merrej kjo masë ekstreme, por shpjegon se cilat janë vatrat kryesore të përhapjes së sëmundjes.
“Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19. Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”,-tha ai.
Mjeku shtoi se një mbyllje e dytë nuk shihet si strategji e mirë, por theksoi se para marrjes së kësaj mase ekstreme, qytetarët dhe bizneset duhet të respektojnë protokollet shëndetësore, të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme. Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret. Respektimi i protokolleve strikte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme”,-shtoi mjeku. Dosja.al
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
19/10/2020:35
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
19/10/2020:35
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
19/10/2020:35
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
19/10/2020:35
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
19/10/2020:35
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
19/10/2020:35
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
19/10/2020:35
SYRI I KALTER
19/10/2020:35
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
19/10/2020:35
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
19/10/2020:35
Rezervime
Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
19/10/2020:35
The City View Penthouse
19/10/2020:35
Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
19/10/2020:35
Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
19/10/2020:35
Apartament per pushime ne Sarande
19/10/2020:35
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
19/10/2020:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
19/10/2020:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
19/10/2020:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
19/10/2020:35
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
19/10/2020:35