
Përkujtohet në Aliko 30 vjetori i protestës antikomuniste të 12 Dhjetorit 1990


Pas vrasjes së katër të rinjve, me urdhër të drejtuesve të Degës së Punëve të Brendëshme të Sarandës u ndalohet të afërmve të tërheqin trupat e bijve të tyre nga vendi ku ishin vrarë dhe masakruar. Atëherë banorë të fshatit Aliko me hunj, sopata e mjete të tjera nëpër duar nisen drejt fshatit Shkallë. Atëherë përballë kësaj situate të rëndë të krijuar ku disa dhjetëra vetë demonstrojnë hapur kundër pushtetit forcat e Degës së Punëve të Brendëshme tërhiqen dhe lejojnë marrjen e trupave të të vrarëve prej njerëzve të tyre.

Në Qafën e Gjashtës filloi përleshje midis forcave të armatosura dhe turmës së ardhur nga Alikua. Filluan të qëllojnë me armë zjarri për të trembur turmën dhe nga këto goditje plagoset rëndë njeri nga të rinjtë, Dhimitër Mano, i cili ishte duke mbajtur në supe arkivolin e njerit prej bashkëfshatarëve të tij. Turma e irrituar kërkonte të hapej rruga për të transportuar të plagosurit në spital, gjë e cila u hap pas shumë e shumë përpjekjesh.
Pas dhunës së egër ushtruar ndaj turmës së aliqotëve, banorët u detyruan të ktheheshin në fshat për të varrosur djemtë e tyre të vrarë në kufi.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
12/12/209:37

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
12/12/209:37

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
12/12/209:37

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
12/12/209:37

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
12/12/209:37
