Përkeqësohet situata e Covid-19/ Ministrja e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online

27/10/2015:51

Shperndaje:


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme e ftuar në virtualisht në Komisionin e Edukimit ka thënë se duke qenë se situata e koronavirusit po përkeqësohet sipas saj skenari i mësimit në distancë është gati dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë.
“Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.” ka thënë ajo.

Po ashtu ajo i ka dhënë pyetje edhe përgjigjes se pse nuk janë testuar të gjithë mësuesit e shkollave të arsimit parauniversitar. Ajo është shprehur se nuk është ndjekur kjo strategji nga autoritetet shëndetësore duke theksuar se po punohet me gjurmimin e kontakteve. Kushi tha se edhe nëse do të testoheshin të gjithë mësuesit 48 orë më pas ata do të shfaqnin sërish shenja në rast se do të ishte i infektuar.

“Nuk është ndjekur kjo strategji por e ndjekjes dhe e gjurmimit të kontakteve. Edhe nëse do testonim të gjithë mësuesit 48 orë më pas ata do shfaqnin shenja. Depistimi masiv nuk është element i kapjes në kohë të rastit. Në rastet kur ka raste pozitive izolohen nxënësit që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe jo e gjithë klasa. Vetëm në rast se kemi infektim masiv në një klasë mund të kalohet online për një periudhë të caktuar. Mësimi në shkollën Emin Duraku vazhdon pozitivisht. Mësuesit pozitivë janë karantinuar. Edhe shkollës në Paskuqan”, tha Kushi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.