Ky është një banner reklamues për orange club Sarandë

Përgatitje për përkujtimin e 75-vjetorit çlirimit të Sarandës nga britanikët


Ne prag te 75-vjetorit te clirimit te qytetit, kane filluar edhe pergatitjet e para nga ana e Bashkise Sarande, me dekorimin dhe zbukurimin e rrugeve me flamujte Kombetare.
Clirimi i qytetit te Sarandes perkujtohet ne 9 Tetor, dite kur trupat britanike pas disa ore luftimesh, arriten te clirojne pikat strategjike te cilat mbaheshin nga forcat gjermane, te cilat me pas u larguan drejt Greqise.
Ne betejen per clirimin e qytetit nga trupat gjermane dhane jeten e tyre 6 ushtare britanike, ndersa te plagosur mbeten 16 ushtare te tjere.
Pas largimit te forcave gjermane, ne qytet hyren edhe forcat partizane, te cilat deri ato momente ishin stacionuar ne Volloder.
Pas hyrjes se partizaneve ne Sarande filloi nje raprezalje dhe persekutimi ndaj familjeve patriotike dhe kundershtare te bindjeve komuniste, e cila vijoi deri ne vitet e fundit te komunizmit, ku ne memorien e qytetareve ende mbahen mend skenat e terheqjes zvarre ne det me skaf te kufomave.
Pavaresisht se kane kaluar 75 vite, kontributi dhe gjaku i te reneve britanike per clirimin e Sarandes nuk eshte permendur asnjehere, madje ne Sarande nuk gjen asnje pllake perkujtimore ne nder te gjakut qe derdhen per clirimin e qytetit.
Ende nuk dihet nese kete 75 vjetor do te kete ndonje bashkepunim apo ftese ndaj ambasades britanike apo do te kemi skema daljesh me shamite e kuqe si 5 vite me pare.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset

Paketa fiskale 2027 në Bashkinë Sarandë, sa propozohet të paguajnë familjet dhe bizneset

26 Nëntor 2026 11:18
Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

25 Nëntor 2026 20:23
U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

25 Nëntor 2026 19:18
Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

25 Nëntor 2026 18:35
Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

25 Nëntor 2026 17:14
Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

25 Nëntor 2026 15:07