Përfundon “rrebelimi” i Kokëdhimës në Sarandë, detajet dhe prapaskenat


15095682_650243865147269_6112747092802320992_n Ka përfunduar takimi i organizuar nga ish-deputeti i Sarandës Koço Kokëdhima. Takimi i sotëm ishte pjesë e turi takimesh që ish-deputeti po planifikon të organizojë në Qarqet Vlorë dhe Sarandë dhe që kanë si synim organizimin e strukturave paralele brenda Partisë Socialiste në mbështetje të Kokëdhimës. Sipas informacioneve, kjo lëvizje ka si synim të vetin presionin ndaj Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për të rithyer në pozitat e mëparshme Kokëdhimën.
Takimi ishte ideuar si shfaqje ku njerëzit që dilnin në foltore apo flisnin me mikrofon nga salla, flisnin dhe tregonin historitë e tyre për mirësitë që u kishte bërë Kokëdhima gjatë epokës kur ishte deputet dhe njeri i gjithëpushtetshëm në Sarandë.
Në takimin e zhvilluar sot në Sarandë ajo që ra në sy ishte se në këtë takim, përveç njerëzve të sjellë nga zona të tjera ku Kokëdhima ka influenca të veta, merrnin pjesë edhe disa njerëz që Kokëdhima gjatë periudhës kur ishte në pozita që brenda PS e cilësonin si “Beu i Jugut” kanë përfituar nga “dhemshuria e madhe” që ka treguar Kokëdhima. Funksionarët dhe drejtuesit e disa drejtorive në Bashkinë Sarandë dhe institucione të tjera nuk ishin personalisht në takim, por ata kishin dërguar si të deleguar të tyre familjarë dhe miq të tyre për të mbushur sallën, një formë kjo si mbulimi i kokës së strucit.
Nga ana tjetër, asnjë socialist apo fans i faqes nuk i ka bërë like një postimi shpërndarë nga një faqe që administrohet nga persona afër Kokëdhimëskokedhinma Takimi i organizuar nga Kokëdhima ka ngjallur reagime të ndryshme në Sarandë. Qytetarë të ndryshëm shprehen tejet indiferent ndaj kësaj duke u shprehur se “e pamë dhe e njohëm në këto 3 vjet se çfarë bëri Kokëdhima në Sarandë”. Kurse te e djathta e shikojnë lëvizjen që po organizon Kokëdhima si një shpresë për dobësimin dhe përçarjen e Partisë Socialiste dhe nga e cila mund të përfitojnë për ardhjen në pushtet.
Partia Socialiste e Sarandës distancohet nga takimi
Dega e PS Sarandë ka shpërndarë një deklaratë ku shpreh distancimin nga takimi dhe lëvizja e organizuar nga Kokëdhima.
Deklarata
Të dashur miq ! Me lejoni që në kuadër të transparencës dhe informimit të gjithë anëtarësisë por dhe opinionit publik të sqaroj se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste dega Sarandë nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen për asnjë moment pjesë e asnjë takimi apo lëvizjeje që shkon në të kundërtën e angazhimeve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Kryesia qendrore e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Anëtarësia dhe strukturat e të gjitha niveleve në Partinë Socialiste Dega Sarandë janë të angazhuara plotësisht për fuqizimin e kësaj force politike dhe bashkimin e të gjithë aktorëve e faktorëve me synimin e vetëm garantimin e një rezultati sa më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017. Shpreh bindjen e plotë se çdo përpjekje tjetër për të shfokusuar vëmendjen e anëtarësisë është e pavend dhe do të dëmtonte interesat e Partisë Socialiste. Jam e sigurtë se anëtarësia e Partisë Socialiste Dega Sarandë do të jetë e bashkuar për të korrur një fitore spektakolare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare! – përfundon deklarata e PS firmosur nga Kryetarja e Partisë Socialiste Dega Sarandë, Jonida Abduli

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.