Përfundon ndërtimi i linjës 110 kV “Unaza e Jugut të Shqipërisë”

30/01/169:52

Shperndaje:


unaza 2U krye inaugurimi i përfundimit të punimeve të projektit “Unaza e Jugut të Shqipërisë”. Projekti parashikonte fuqizimin dhe zgjerimin e rrjetit 110 kV. Projekti është financuar nga një kredi e Qeverise gjermane, nëpërmjet Bankes Kfë me vlerë 49 milion Euro. Projekti parashikon edhe Ndërtimin e linjës 110 kV Babicë – Sarandë, 104 km e gjatë si edhe Zgjerimin e impiantit 110 kV në N/st Sarandë. Projekti ka një shtrirje mjaft të gjërë duke përfshirë pjesën perëndimore dhe atë lindore të jugut të Shqipërisë. Ndërtimi i linjës 110 kV Babicë – Sarandë, ka mbyllur në unazë një pjesë të rëndësishme të rrjetit elektrik 110 kV, duke plotësuar kriterin e rezervimit të furnizimit me energji elektrike në rast defekti në linjat e transmetimit, të një zone të gjërë që përfshin rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës e Tepelenës dhe gjithashtu garanton funksionimin e sigurtë të HEC Bistricë.

unaza 3Kjo linjë mundëson ndërtimin e nënstacioneve 110/35/20 kV Orikum dhe Himarë, që të shoqëruar dhe me zhvillimin e rrjetit 20 kV nga Operatori i Shpërndarjes, do të përmirësojnë në mënyrë rrënjësore cilësinë e shërbimit të energjisë elektrike në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit. Projekti në tërësi është i justifikur nga eleminimi i energjisë së mosfurnizuar dhe nga përfitimi i madh që sjell në reduktimin e humbjeve të energjise elektrike. Fuqizimi i rrjetit 110 kV në zonën jugore, ka krijuar kushtet teknike për operim në paralel të linjës së interkonjeksionit 154 kV Bistricë – Myrtos, që deri më sot ka funksionuar vetëm në formë ishulli. Projekti do të vazhdojë me ndërtimin e dy n/st 110 kV në zonën e bregut të detit Jon: Orikum dhe Himarë, që janë në fazë tenderimi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ftelea Fish në Ksamil kërkon të punësojë staf
Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Nga Auron Tare
Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.