Performanca e ministrave/ Anila Denaj më pak e vlerësuara nga socialistët

23/02/2115:21

Shperndaje:


Mbështetësit e Partisë Socialiste vlerësojnë më pak ministren e Financave Anila Denaj, ndërsa ata të opozitës vlerësojnë më shumë ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi.
Këtë tregues e zbuloi sondazhi kombëtar i radhës kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB duke iu referuar votuesve në zgjedhjet e vitit 2017.

Votuesit e PS-së shprehen më shumë të kënaqur nga Ogerta Manastirliu (87.7%), dhe më të pakënaqur nga Anila Denaj (38.4%). Votuesit e opozitës rezervojnë pakënaqësi më së shumti nga zëvendëskryeministri Erion Braçe (88.4%) ndërsa i konsiderojnë më të kënaqshme performancat e ministrave Olta Xhaçka e Bledi Çuçi (18.5% dhe 18.3%).

Anila Denaj përgjatë muajve të fundit e ka përqëndruar aktivitetin e saj politik pikërisht në Sarandë, ku është përfolur se mund të jetë një nga kandidatët e Partisë Socialiste për deputet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Lirohen 2 të arrestuarit te “Delvina Gas”,  Prokuroria: Arrestimi ishte i paligjshëm
Bar-Restaurant UTOPIA Ksamil kërkon punonjës për çadra plazhi. Ofrohet akomodim
Agna Group kërkon Agjent shitjesh në Sarandë
Sallon Silvia në Sarandë kërkon Estetiste për thonj (manikyr/pedikyr)
Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën
Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.