Pema e Piperit në Sarandë mbjellë nga Naim Frashëri / Këshilltarët: Të ruhet si Monument Natyre

01/07/2013:17

Shperndaje:


E rrethuar nga mbeturinat dhe i lënë në harresë, fati i pemës së piperit të mbjellë në qendër të qytetit të Sarandës nga dora e Naim Frashërit mund të ketë një tjetër rrjedhë. Jo si të simotrës së saj, e cila u pre pas viteve ’90, por të rikthimit të vlerave, kulturore dhe historike që mbart prej më shumë se 145 vitesh.

Pas transmetimit të lajmit nga Shqiptarja.com, Ibrahim Bajrami, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës pranon që është treguar minimumi i vëmendjes nga ana e autoriteteve, pavarësisht faktit që nuk ka një pemë të dytë si ajo në vend. Si argument për këtë harresë, Bajrami thotë se është problemi i pronësisë, por që tani më kjo po shkon drejt zgjidhjes, e për pasojë do të nisë edhe përkujdesja. Minimumi është vendosja e tabelave që tregojnë për ekzistencën e saj.

Mehmet Nelaj, anëtar i Këshillit Bashkiak ka një tjetër propozim. Ai është i mendimit që duhet të shihet mundësia për ta shumëfishuar këtë pemë dhe përveç të tjerave që të pajiset me një status të veçantë.

Pema e Piperit e mbjellë nga Naim Frashëri në kohën që punonte doganier në Sarandë, u soll në vëmendje për herë të parë nga Shqiptarja.com, pas një reportazhi duke shërbyer kështu si një kambanë alarmi për autoritetet vendore që të heqin pluhurin e harresës dhe ta ruajnë e të investojë në një monument të gjallë kulture. SHQIPTARJA.COM

VIDEO

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/2915381311923535/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pamja që flet më shumë se fjalët: një aksident në Sarandë që përfundon me përqafime
Jungle Lounge në Sarandë kërkon të punësojë Kamariere
U aksidentua sot nga autobusi, ndërron jetë 65-vjeçari Agim Vocka
Festa e “RIZA” bashkon qindra banorë në Theologo, tradita dhe trashëgimia kulturore në qendër të vëmendjes
Disa qytetarë në Sarandë guxojnë të protestojnë për mungesën e ujit – VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.