

Pedagogët e Universiteteve kërkesë Ramës për përparësi në vaksinimin kundër COVID-19


Plani i vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri duhet të ketë në përparësi edhe stafin akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve. Kjo është kërkesa që sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë i ka drejtuar kryeministrit Rama.
Ata kërkojnë përfshirjen me përparësi të stafit akademik dhe ndihmës akademik të Institucioneve të Arsimit të Lartë në planin kombëtar të vaksinimit kundër Covid-19 ku aktualisht kanë përparësi punonjësit e spitaleve që kurojnë të infektuarit me koronavirus.
Kërkesa bazohet në dy arsye:
Pedagogët e konsiderojnë domosdoshmëri kthimin e studentëve në auditore gjatë semestrit të dytë pasi vazhdimi i mësimit online do të thellojë mangësitë në formimin e studentëve që janë shkaktuar gjatë kësaj periudhe.
“Në rast të kundërt studentët nuk do të mund t’i kompensojnë këto mangësi në formimin universitar deri në fund të ciklit përkatës të studimeve, ç’ka do të thotë që ata të diplomohen me një nivel të ulët të formimit profesional, veçanërisht në realizimin e formimit praktik të tyre.”
Kthimi i studentëve në auditore do të rrise ekspozimin e pedagogëve ndaj virusit thuhet në letër, ku shtohet se gjatë sezonit të provimeve pati një rritje “të ndjeshme të numrit të pedagogëve që u infektuan”.
Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinim stafit akademik është realiste, sepse numri i pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5000 veta dhe, ndër ta, personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50 % të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta).
Mësimi në universitete vijon të zhvillohet nga shtëpia përmes internetit që prej fillimit të pandemisë.
Mësimi në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të vendit rinisi i alternuar, në 11 janar, ku disa ditë nxënësit do të shkojnë në shkollë, ndërsa disa ditë të tjera të javës do të zhvillojnë mësimin online, sipas Urdhërit të Ministrisë së 1 dhjetorit.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
14/01/2120:47

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
14/01/2120:47

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
14/01/2120:47

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
14/01/2120:47

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
14/01/2120:47

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
14/01/2120:47

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
14/01/2120:47

Radhë të gjata në zyrat e aplikimit për pasaporta, asnjë masë për përmirësimin e shërbimit
14/01/2120:47

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
14/01/2120:47

Një grua humb ndjenjat në Bulevardin e Sarandës, Adrian Gurma dhe qytetarë i japin ndihmën e parë
14/01/2120:47






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
14/01/2120:47

Apartament 1+1 me pishinë
14/01/2120:47

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
14/01/2120:47

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
14/01/2120:47

Apartament Ionian Saranda Sea
14/01/2120:47
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
14/01/2120:47

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
14/01/2120:47

Suvenire nga Saranda
14/01/2120:47

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
14/01/2120:47

Suvenire nga Saranda – Shegë
14/01/2120:47




