PD Sarandë reagon për vrasjen e djeshme: Po kthehet `97


jolio-dinePolicia nuk siguron jeten e qytetareve ! Ky është konkluzioni i PD Sarandë pas vrasjes së djeshme të rojes së karburantit në Qafë-Gjashtë
DEKLARATA :

“Duke shprehur dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit Artan Hoxha, fatkeqësisht po denoncojmë sërish atë cka prej kohësh po ndodh në Sarandë. A mund të mjaftojnë imazhet e aksionit të shpejtë të arrestimit të vrasësit të babait të dy fëmijëve, për të mbuluar këtë pamje. Një vrasës gjakftohtë që vjen nga rruga nacionale, me armë në krahë, e pas vrasjes largohet po me cifte në dorë duke përshkruar pothuajsë gjithë Sarandën deri sa strehohet në lagjen nr.4, thua se jemi në vitin e mbrapshtë 1997, kur njërëzit lëviznin lirisht më armë nëpër duar pa u shqetësuar nga askush. Kush mban përgjegjësi që në Sarandë qenka kaq lehtë të lëvizësh i armatosur dukshëm gjatë orëve të natës? Po për jetën e një njeriu, prindit që punonte natën për të blerë ilacet e së bijës së sëmurë, a përgjigjet kush? Po nëse ai vrasës do të përballej rrugës me qytetarë të tjerë, a do mbante njeri përgjegjësi për krimin e rradhës?
Në fakt askush nuk mban përgjegjësi, sepse në Sarandë kriminaliteti po arrin kulmin. Ende pa u mbyllur viti 2016, janë shënuar 4 vrasje me armë zjarri, dy prej të cilave të ndodhura me motiv grabitjen, shifra më e lartë kjo e 10 viteve të fundit për këtë rreth. Për periudhën shtator 2005-shtator 2013, kur qeveriste Partia Demokratike, Saranda numëronte mesatarisht 1 vrasje në vit, ndërkohë që prej shtatorit 2013, pra në pak më shumë se tre vjet qeverisje të Rilindjes së famshme, janë shënuar 8 vrasje, njëra prej të cilave ende e pazbardhur. Në fakt nuk mund të presim asgjë më shumë nga drejtimi policor i të emëruarve të Rilindjes që nga mavi ka marrë ngjyrën e zezë të mafies, pasi tashmë roli i policisë pas sigurimit të kultivimit të drogës është kthyer në garantimin e trafikimit të saj duke shpërthyer kufijtë tokësorë e detarë, saqë krismat e armëve po terrorizojnë kufirin shqiptaro-grek.
Partia Demokratike dega Sarandë i bën thirrje oficerëve të ndershëm të Policisë së Shtetit, të bëjnë maksimumin e tyre për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve, pasi thirrja për uniformat e inkriminuara ka kohë që po bie në vesh të shurdhët”, përfundon deklarata e PD Sarandë, ku vihet re se në asnjë rresht nuk përgëzohet puna e policisë për arrestimin e autorit brenda pak orësh.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë