Pas raportimit në Saranda Web “ngrihet në këmbë” shtylla e Konispolit


Pas raportimit të një fermeri nga Konispoli në Saranda Web për rastin e një shtylle, e cila prej me shumë se 1 viti rrezikonte jeten e fermereve dhe kalimtareve, ka ardhur edhe reagimi i OSHEE Sarandë.
Megjithëse kjo shtyllë i përket linjës që furnizon antenat e telefonisë celulare, OSHEE Sarandë duke parë rrezikun që shkaktonte shtylla në atë gjendje ka ndërhyrë duke e riparuar dhe duke zgjidhur keshtu kete problem.
PUBLIKIMI 3 DITË MË PARË:
Kjo shtyllë e energjisë elektrike, e cila ndodhet në fushat e agrumeve dhe shërben për furnizimin me energji të antenave të kompanive celulare, është në këtë gjendje prej më shumë se 1 vit e gjysëm dhe përbën një rrezik për jetën e fermerëve.
Por akoma më e rrezikshme bëhet edhe për jetën e kalimtarëve, më së shumti të atyre personave që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht për shkak të mungesës së dokumentave, pasi ata nuk e njohin terrenin dhe nuk kanë dijeni se këtu ndodhet një shtyllë e energjisë elektrike, telat e së cilët varen deri në lartësinë e trupit të njeriut.Fermeri i cili e ka dërguar këtë foto bën apel nëpërmjet Saranda Web për ndërhyrje të menjëhershme, pa qenë nevoja për të v

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.