Pas publikimit në Saranda Web reagon Bashkia Sarandë

07/12/1714:13

Shperndaje:


Saranda Web në 2 publikime ka ngritur shqetësimin në lidhje me qarkullimin e automjeteve në qytetin e Sarandës dhe kaosin e krijuar pas ndryshimit të sensit të lëvizjeve.
Ndonëse me pak vonesë, ka ardhur edhe njoftimi nga Bashkia Sarandë, me anë të së cilit njoftohet se sensi i lëvizjeve do të kthehet sic ka qenë përpara këtyre ndryshimeve.
Njoftimi:
Njoftohen drejtuesit e automjeteve se prej dates 11 dhjetor 2017, sensi i qarkullimit ne segmentet e rrugeve “Onhezmi” Nr.3 dhe “Vangjel Pandi” do te behet me drejtim levizjeje sic ka qene perpara dates 14 maj 2017.
Ne segmentet e rruges “V.Pandi” (kryqezimi i kesaj rruge me “Onhezmi” Nr.3- kryqezimi ne rrugen “A.Dino” Nr.2), levizja do te behet me drejtim nga lart, drejt qendres se qytetit.
Segmenti i rruges “Onhezmi” nga kryqezimi (nderprerja me rrugen “V.Pandi” me drejtim levizjeje dalje-Rruga “Skenderbeu”), do te kthehet hyrje ne qytet (vazhdim i korsise hyrese Rruges “Skenderbeu”-Rruga “Onhezmi” Nr. 3.
Drejtuesit e automjeteve te jene te vemendshem kur qarkullijne ne qytet, per te zbatuar sinjalistiken sipas ketyre ndryshimeve, te cilat aplikohen per sezonin dimeror.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.