Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit

27/10/2512:43

Shperndaje:

Bashkia Sarandë kërkon leje për prishjen e Kopshtit Nr. 4 në Sarandë pas denoncimit të prindërve në Saranda Web 

 

Pas publikimit të videos nga Saranda Web, ku prindërit denonconin gjendjen e amortizuar të godinës së Kopshtit Nr. 4, Bashkia Sarandë ka ndërmarrë hapat e parë për shembjen e objektit që rrezikon jetën e fëmijëve. Godina aktuale, pjesë e kompleksit të “Shtëpisë së Fëmijës Vangjel Pulla”, është konsideruar e pasigurt për vijimin e aktivitetit edukativ, ndaj Bashkia ka kërkuar miratimin e prishjes së saj.

 

Bashkia Sarandë kërkon leje për prishjen e Kopshtit Nr. 4 në Sarandë pas denoncimit të prindërve në Saranda Web 

 

Videoja e publikuar nga Saranda Web solli reagime të shumta nga qytetarët dhe institucioneve përkatëse. Prindërit paralajmëronin se struktura e kopshtit është e dëmtuar në masë të madhe, me mure të çara dhe tavan të rrezikshëm, duke vënë seriozisht në pikëpyetje sigurinë e fëmijëve.

 

 

Në reagim ndaj kësaj situate, Bashkia ka paraqitur dy projektvendime për miratim në Këshillin Bashkiak, që synojnë jo vetëm prishjen e godinës ekzistuese, por edhe ndërtimin e një objekti të ri modern e më të madh.

Sipas dokumenteve të bashkisë, janë paraqitur për miratim këto dy projektvendime:

 

1 – P/vendim “Për miratimin e shembjes së godinës e cila shërben për kopshtin nr. 4 Sarandë, pjesë e godinës së Shtëpisë së Fëmijës ‘Vangjel Pulla’, pasuri në pronësi të Bashkisë Sarandë, për qëllim ndërtimin e godinës së re të kopshtit”.

2 – P/vendim “Për miratimin e ndryshimit të pjesshëm të destinacionit për sipërfaqen 1347 m², pjesë e pasurisë 17/322/1, zona kadastrale 8641 ‘truall’, në pronësi të Bashkisë Sarandë, duke shtuar fushën e përdorimit edhe për arsimin parashkollor.”

Projekti i ri parashikon ndërtimin e një godine moderne për fëmijët e Sarandës, me sipërfaqe më të gjerë dhe kushte bashkëkohore. Sipas burimeve pranë bashkisë, objektivi është që punimet të nisin menjëherë pas miratimit të projektvendimeve dhe përfundimit të procedurave ligjore.

Kjo ndërhyrje shihet si një hap i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së fëmijëve dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytet, veçanërisht pas presionit publik dhe sensibilizimit të krijuar nga media Saranda Web.

 

Oltion Çaçi: Do ndërtojmë një godinë 4 kate për t’i mbledhur kopshtet dhe çerdhet të gjitha bashkë

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit të prindërve në Saranda Web, bashkia kërkon leje për prishjen e Kopshtit
Tavernë Peshku në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Sanitare
Butrinti triumfon në Kamëz ndaj Eagle FC, Delvina fiton në shtëpi
Butrinti përballet me Eagle FC në Kamëz – LIVE në Saranda Web
Grevë në doganat greke, të hënën në mëngjes lejohet kalim vetëm me “duar në xhepa”
Grupi polifonik këngë për Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe Edi Rama – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.