Pas çarjes së digës KLSH nis auditimin për HEC Sasaj

17/01/2519:19

Shperndaje:

Pas çarjes së digës KLSH nis auditimin për HEC Sasaj

 

Një ditë pas çarjes së basenit të hidrocentralit “Sasaj” dhe dëmeve materiale në rrugë e biznese, policia e Himarës nisi hetimet ndaj administratorit të hidrocentralit, Vangjel Ngjelo. 68-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Po kështu kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin në kompaninë, “Energo-Sas” në pronësi të Vasil Gjikës.

 

Pas çarjes së digës KLSH nis auditimin për HEC Sasaj

 

Burimet thanë se auditimi ka për objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike që solli dëme të konsiderueshme materiale për banorët e Bunecit në Lukovë. Sipas burimeve, KLSH-ja ka si objekt të kontrollit kompaninë “Energo-Sas” që adminitron këtë strukturë hidrike si dhe institucionet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë funksionimin e HEC-it.

 

Hidrocentrali i Sasajt në Bunec është në pronësi të biznesmenit të energjetikës Vasil Gjika dhe është ndërtuar 15 vite më parë. Nga të dhënat në Qendren Kombëtare të Biznesit shihet se kompania në fillim ka pasur dy aksionerë por në prill të 2024-ës, Gjika bleu të gjitha aksionet dhe tashmë “Energy-Sas” është 100 për qind në pronësi të tij.

 

Sa i përket incidentit të rëndë në basenin e hidrocentralit nuk ka asnjë reagim nga kompania. Ndërsa nga institucinet ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila tha se “është shembur muri i ujëmbledhësit, i cili kishte një sasi prej 15.000 metra kub ujë”.

 

Si pasojë e vërshimit të ujit u përmbytën 12 biznese në fshatin Bunec, kryesisht bare dhe restorante si është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë ne 2 familje. Po kështu dëme pësoi dhe rruga rruga nacionale Sarandë-Vlorë.

 

Çahet diga e Hec Sasaj në Bunec – VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë
Shfrytëzonin një vajzë të mitur 16 vjeç, prangosen 2 gra në Sarandë – VIDEO
Manjola Nikollo mesazh për qytetarët e Sarandës: Dua t’ju përfaqësoj në Parlament
NJOFTIM PUNE NË MARKATA DON PESHK, SARANDË
Dhuna ndaj Arben Çipës/ Prokuroria e Sarandës: Të lirohet menjëherë!
Qytetari ankohet në Saranda Web: Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.